Flash

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Lapsi.al 27 July 2026

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm.

Sipas tyre, pavarësisht se së fundmi është bërë një investim për ujësjellësin e ri të fshatit, me vlerë më shumë se 600 mijë euro, ende në çezmat e tyre nuk ka një pikë ujë.

Banorët kërkojnë që dikush të mbajë përgjegjësi, ndërsa theksojnë se gjatë viteve të demokracisë nuk kanë arritur të kenë ujë të pijshëm në banesat e tyre, duke përdorur vetëm burimet e fshatit.

“Gjithë fshati Zvezdë ka dalë për një mashtrim me ujin e pijshëm, u vodhën 600 milion lekë, ky është uji. Vjen kryetari vetëm për dy foto. Ujësjellësi ishte 7 muaj afat, u bë një vit e ca, para një muaji u përfundua. Nuk ka ujë. Këtu nis gjëja nga mbrapa.”

“Kalojnë ato të bagëtive. Pihet ai ujë? Atë ujë do na japin akoma? Ujërat e zeza me lekët tona. Ku ka ujë të pijshëm? Këta duan të mashtrojnë. Gjithë fshati pa ujë, aty do investim, nuk do tallje.”

“Kemi një çezmë të rrjedhshme. Po të vish në orën 3 të mëngjesit, marrin gratë karrocat me bidona dhe po t’i shohësh edhe rrihen gratë. Dalim edhe ne burrat, po ç’të bëjmë? Jemi zënë e rrahur, nuk kemi muhabet me njëri-tjetrin, përse? Për ujë. Ka 35 vjet që paguajmë taksa, vajti 55, ku vajtën taksat tona?”

“Ne e dimë si ia bëjmë. Me investimet tona, me burimet e fshatit. Në çdo vend të shposh në Zvezdë ka ujë, por nuk duan të investojnë. Groposen lekët në dhe. U tallën me lekët tona. Nuk paska ujë tani”, thonë disa prej banorëve.

Në fshatin Zvezdë jetojnë mbi 1500 banorë, të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm ndërsa drejtues të Ujësjellës Kanalizimeve Korçë shprehen se projekti është ende në zhvillim dhe nuk ka përfunduar. Ata sigurojnë se me përfundimin e punimeve, fshati do të ketë furnizim me ujë të pijshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI