Flash

Marshim drejt Kryeministrisë në ditën e 57-të të protestës

Lapsi.al 26 July 2026

Protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 57-të, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Prej gati dy muajsh, qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga diaspora, janë mbledhur çdo ditë në Tiranë, duke kërkuar ndryshime të thella politike dhe duke denoncuar problematika që, sipas tyre, prekin jetën sociale, ekonomike dhe institucionale të vendit.

Edhe këtë të mërkurë, pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje si: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje!”.

Sipas organizatorëve të Revolucionit Flamingo, protesta e kësaj dite do të përsërisë kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe thirrjen drejtuar SPAK-ut për të hetuar Ramën dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku për afera të pretenduara korruptive.

Pas ndalesës përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të artikulohen qëndrimet e protestuesve për zhvillimet politike në vend, marshimi pritet të vijojë në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.

Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke theksuar se synimi i saj është të ushtrojë presion qytetar përmes mjeteve demokratike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI