Flash

Seanca e fundit plenare nën hijen e protestës, qytetarët presin deputetët para Kuvendit

Lapsi.al 27 July 2026

Qytetarët rikthehen sot në protestë përpara Kuvendit, në ditën kur zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Një ditë më parë, protestuesit mbyllën tubimin dhe lanë një mesazh simbolik në Bulevard, ku shkruan datën "27 korrik" dhe vizatuan një vezë, duke paralajmëruar protestën e sotme para Parlamentit.

Sipas organizatorëve, në 08:30 protestuesit marshojnë drejt Kuvendit, ku deputetët zhvillojnë seancën e fundit plenare para pushimeve verore. Marshimi shoqërohet me thirrjet "Parlamenti i krimit", "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi".

Organizatorët kanë bërë të qartë se protesta nuk përfundon me mbylljen e sesionit parlamentar. Ata deklarojnë se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes tyre dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI