Flash

Zjarri me një viktimë në Durrës/ Shkëndija elektrike ndezi bombolën e gazit

Lapsi.al 25 May 2026

Një 25-vjeçar nga Bangladeshi humbi jetën ditën e djeshme nga asfiksia, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një magazinë në Durrës. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje, e cila dyshohet se ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike, e cila ka rënë në kapanonin ku prodhohen pjesë për mjete ujore.

Bëhet me dije se një bombol gazi ndodhej pranë një prize elektrike, ndërsa një shkëndi elektrike ka shkaktuar zjarrin pasi bombola kishte rrjedhje. Kjo ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në të gjithë ambientin, gjë e cila ka shkaktuar dhe asfiksi. Policia ka marrë në pyetje të gjithë shtetasit e huaj që ishin të strehuar dhe punonin në kapanon, ndërsa po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.  

Viktima është Omar Faruk, 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. Nga zjarri mbeti i plagosur edhe kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar.  Konkretisht, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Sektorit Rinia.

Të këshilluara

Shpërthimi në marketin në Tiranë/ Lënda plasëse në motorin e kondicionerit

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një marketi iu vendos lëndë plasëse. Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë […]

11:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI