Flash

SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara se nuk kapin dot afatet e Paqes Fiskale

Lapsi.al 25 May 2026

Sistemi SelfCare, nëpërmjet të cilit bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksionimi gjatë ditës së sotme. Bizneset thanë për Monitor se nëse hap faqen e SelfCare dhe klikon identifikim nëpërmjet E-albania dhe i jep të dhënat E-Albania-s, sërish të kërkon identifikim (shiko videon). Si rrjedhojë subjektet nuk arrijnë që të hapin sistemin, që të shikojnë faturat apo të tjera veprime që ke në SelfCare.

Ky problem ka filluar që pak para orës tetë të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa gjatës ditës së djeshme, ku bëhej ‘log- on” nëpërmjet E-Albania tek efilling, sërish nuk funksiononte, ndërsa ditën e sotme ky problem është zgjidhur. Bizneset e kanë të pamundur të bëjnë dhe fiskalizimet e doganave apo të faturave te tjera, teksa shpesh del njoftimi se NIPT nuk ekziston, çka tregon se ka probleme sistemi.

“Kam bërë disa ndryshime për persona fizik, dhe më janë kthyer me pretendim që nuk janë nënshkruar. Nëse tentoj ti riaplikoj, nuk i hap fushat”, thotë Igli, kontabilist i miratuar. Kontabilistët ankohen se nëse i çon email Qendrës Kombëtare të Biznesit, të vjen përgjigje se nuk ke nënshkruar aplikimin.

Burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon sistemin E-Albania thanë për Monitor se janë duke punuar.

Të paktën që ka fundi i vitit të kaluar, biznesi ka hasur vazhdimisht probleme me aksesin në Selfcare. Edhe pasi AKSHI filloi të zbatonte sistemin e ri, sërish problemet kanë vijuar.

Mosfunksioni i SelfCare ka bërë që bizneset të shqetësohen për afatet e paqes fiskale. Aplikimet për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale kanë nisur më 15 maj 2026 dhe do të mbyllen më 5 qershor 2026. Pas këtij afati, çdo aplikim i dorëzuar do të refuzohet.

“Po afrojnë datat në qershor dhe nëse nuk punojnë sistemet, patjetër duhet të ketë shtyrje të datave”, thotë Igli, kontabilisti i miratuar.

Më herët, edhe ekspertët kanë paralajmëruar se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore. Kontabilisti Sotiraq Dhamo ka vlerësuar se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave.

Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve. Mosfunksionimi i sistemit vetëm sa ka vështirësuar punën e bizneseve që të arrijnë afatet e marrëveshjes./Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI