Flash

Plagosja e të miturit në Kamëz, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

Lapsi.al 25 May 2026

17-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në Kamëz, ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, i mituri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po merr trajtim intensiv pas plagës së marrë në kokë.

 Policia arrestoi autorin e dyshuar 19-vjeçarin Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku. Ai kishte ftuar 3 shokët e tij në shtëpi dhe gjatë festës ku po konsumonin edhe alkool, po u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje. Tre shokët e kanë nxjerrë 17-vjeçarin në oborrin e banesës dhe kanë telefonuar ambulancën. Edhe pse fillimisht rrëfyen një version të ndryshëm të historisë duke thënë se e gjetën të plagosur në oborr, më vonë pranuan çfarë kishte ndodhur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI