Flash

Zjarri del jashtë kontrollit/ Situatë kritike në Lundër, flakët mbërrijnë në vargmalin e Skënderbeut

Lapsi.al 1 September 2026

Situata e zjarrit në fshatin Lundër paraqitet mjaft e agravuar gjatë orëve të fundit. Vatra e zjarrit ka dalë tërësisht jashtë kontrollit dhe po përhapet me shpejtësi në terrenin malor, duke kërcënuar seriozisht banesat, stallat e bagëtive dhe sipërfaqet e mëdha pyjore të zonës. Pavarësisht angazhimit maksimal të strukturave të emergjencave civile në terren dhe punës së pandërprerë për izolimin e vatrës, ndërhyrjet nga toka nuk po japin efektin e pritur. Përmasat e mëdha të zjarrit, tymi i dendur, terreni i thyer malor dhe kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve po vështirësojnë së tepërmi punën e zjarrfikësve. 

Ekipet e emergjencës po bëjnë maksimumin e mundshëm në terren për të krijuar një perimetër mbrojtës pranë zonave të banuara, ku rreziku për shtëpitë dhe objektet bujqësore mbetet ende mjaft i lartë.   

Për shkak të përmasave të zjarrit, flakët kanë depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut. Policia e Shtetit ka zbarkuar në këtë pjesë të terrenit dhe po monitoron nga afër ecurinë e situatës për të shmangur rreziqet për qytetarët.

Në ndihmë të forcave tokësore ka mbërritur me urgjencë edhe helikopteri i emergjencave civile, i cili ka nisur menjëherë ndërhyrjen nga ajri me hedhjen e ujit mbi vatrat më të izoluara e të vështira të malit, me shpresën për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI