Flash

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Lapsi.al 1 September 2026

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme. Karçanaj, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t, ka hyrë e vetme në ambientet e SPAK.

Ajo ishte më herët në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë. Karçanaj është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI