Flash

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre e barishte pranë një banese

Lapsi.al 13 June 2026

Një vatër aktive zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi”. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte pranë bllokut të banimit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke rritur rrezikun për zonën përreth. 

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje me dy automjete zjarrfikëse, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat pranë. Situata po monitorohet nga afër nga ekipet në terren.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI