Flash

Arlind Qori në Rrjoll: Gardhi me tela me gjëmba, i paligjshëm

Lapsi.al 13 June 2026

Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protestës kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll. Qori tha për Report Tv se rrethimi i kantierit me tela me me gjemba është i paligjshëm, pasi ndër të tjera pengon edhe kalimin e qytetarëve në det.


“Si mund të rrethosh me tela me gjemba, kalimin e qytetarëve në det. Kjo është e paligjshme dhe është mbështetur mbi vjedhjen e pronave të qindra qytetarëve. Pronarët me letra janë 1 e 2, ndërsa të shpronësuarit nga oligarkët janë me qindra. Padrejtësi ndaj pronarëve legjitim, ndaj publikut të gjerë. Këtu janë zona të mbrojtura, si mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Përparësinë e kanë ata, ne jemi solidarë me ta”, tha Qori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI