Flash

Mbahet sot protesta e 14-të, qytetarët vijojnë kërkesën për largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Lapsi.al 13 June 2026

Për të 14-n ditë radhazi, qytetarët do të mblidhen sot në protestë kundër qeverisë, me kërkesën kryesore që vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, organizatorët kanë njoftuar vazhdimin e protestave edhe këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët të mblidhen në orën 18:00.

Përmes thirrjeve publike, organizatorët kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke u kërkuar shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të bashkohen në tubimin që do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe do të vijojë më pas drejt Kryeministrisë. Gjatë protestave të fundit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë, mes të cilave “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”, duke reflektuar pakënaqësitë e protestuesve dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI