Flash

Zjarr në malësinë e Krujës, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Lapsi.al 29 August 2026

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën mes vendit të quajtur “Kroi i Madh” dhe fshatit Çudhi, në malësinë e Krujës.  Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë të ndryshme, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era.

Terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse nga toka. Sipas të dhënave paraprake nga zona, ndërhyrja nga ajri mbetet mënyra e vetme për të frenuar dhe lokalizuar flakët. Deri në këto momente, raportohet se nuk ka pasur ndërhyrje nga strukturat përkatëse, ndërsa zjarri vijon të përhapet në zonën e Malësisë së Krujës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI