Flash

12 vatra zjarri në vend, situata më kritike në Dajt

Lapsi.al 29 August 2026

Katër vatra zjarri mbeten ende aktive në vend. Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës përballë Farkës. Zjarri është riaktivizuar dhe është zgjeruar në disa zona. Në terren po punojnë 25 zjarrfikës dhe forca të zonave të mbrojtura, të mbështetur nga 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë.

Një tjetër vatër aktive është në Vajkal të Bulqizës. Atje operacioni po mbështetet nga një helikopter dhe 30 efektivë të FA-së, krahas zjarrfikësve, forcave pyjore dhe vullnetarëve. Flakët vijojnë edhe në Qafë Helmës dhe Sllatinë të Dibrës. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatrat në Komsi, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë izoluar ose po monitorohen. Zjarri në Delisuf të Vlorës është shuar plotësisht, pasi dogji rreth dy hektarë me shkurre. Në total, në operacione janë angazhuar 214 forca, gjashtë automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe tre helikopterë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI