Flash

Lëvizja e Veliajt me Ristanin, Berisha: Rama po bëhet një kalë i ngordhur

Lapsi.al 29 August 2026

Një ditë më parë Erion Veliaj nga qelia shkarkoi Anuela Ristanin.

Kreu i PD Sali Berisha, ndërsa foli për këtë çështje në një bashkëbisedime në Facebook me qytetarët, tha se ky akt i Veliajt tregon dobësinë e kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij sa vjen kryeministri po dobësohet politikisht.

“Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon që Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani të ja heqin edhe patkojtë. Nëse qytetarët e kanë konstatuar e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare te një vilë tjetër qeveritare. Njofton ndryshime por nuk bën dot asnjë ndryshim. Pra është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij. Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese, vlerësoi si antikushtetues procedurën e  shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet Këshillit bashkiak socialit të tij, por momenti që u zgjodh nga Veliaj për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare dëshmon dobësinë e Edi Ramës. Është një betejë mes tyre, por viktimë janë qytetarët e Tiranës. Sa më shumë t’i nxjerrin sytë njeri tjetrit aq më shumë e meritojnë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI