Flash

PD do kërkojë komision hetimor për trafikun e armëve pas përgjimeve të Ahmetajt

Lapsi.al 8 September 2026

Grupi Parlamentar i PD-së ka zhvilluar një mbledhje pas seancës së Kuvendit ku ka vendosur të paraqesë një kërkesë për hetim parlamentar lidhur me aferën KAYO dhe dyshimeve për trafik armësh. Ky veprim vjen pas denoncimeve të shoqëruara me përgjime, të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Sipas tij, biznesmeni Ron Yefet bisedon me shtetas ukrainas për trafik ndërkombëtar armësh nga Shqipëria.

Një reagim ka bërë edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

“Ramaduro nuk ngopet vetëm me trafikun e drogës, por përmes ndërmarrjes shtetërore dhe Ronit të tij shkelin ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Një vend anëtar i NATO-s merret me trafikun e armëve. Ai shfrytëzon luftën në Ukrainë për të mbuluar trafikun e tij kriminal të armëve.

Arben Ahmetaj, në intervistën e tij me Çim Pëkën, publikoi regjistrimin me zë të Ron Yeffet-it, trafikantit të Edi Ramës. Në të faktohet qartë se Edi Rama dhe Roni i tij, përmes ndërmarrjes së tyre "Kayo" dhe me ndihmën e Nufit, në shkelje flagrante të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, bëjnë trafik ndërkombëtar armësh. Ata e përdorin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s por dhe çiflik i Padrinos, për ta paraqitur si vend eksportues të armëve që blejnë apo prodhojnë në zona luftimesh, si Sudani etj.

Në regjistrimin e bisedave telefonike të Ron Yeffet-it të Ramës, del se ai e di që po bën punë të pista, por u pohon bashkëbiseduesve se është i ngarkuar për të bërë punët e pista në këtë rast, krimin e rëndë të kontrabandës së armëve të qeverisë, në fakt drejtpërdrejt të Edi Ramës.

E dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar. Kontrabanda e armëve e Edi Ramës është një rast i paprecedentë në botë: përveç drogës, ai tashmë u është kthyer edhe armëve. Opozita do të depozitojë urgjentisht në Kuvend kërkesën e saj për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë megaskandal ndërkombëtar të Edi Ramës” – shkroi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI