Flash

Vrau 24 vjeçarin dhe i plagosi të atin, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin

Lapsi.al 11 September 2026

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila ndoshi më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Bëhet me dije se autori nuk ka dhënë asnjë dëshmi në lidhje me ngjarjen, as para trupës gjykuese dhe as para policisë. Avokati i tij mbrojtës ka bërë me dije se Vulaj ka disa plagë në trup përfshirë, dëmtime në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut. 

Nga ana tjetër, babai i viktimës ka dhënë dëshiminë e tij, në të cilën ka treguar se ka qenë në gjumë dhe ka dëgjuar disa zhurma të cilat vinin nga pjesa e oborrit. Pas kësaj ai ka rrëfyer se e kanë goditur me thikë autorin, ndërsa fill pas kësaj djali i tij ka marrë një plagë në pjesën e barkut. Si pasojë e plagëve të rënda ai ka humbur jetën, ndërsa i ati ka mbetur i plagosur. 



Të këshilluara

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI