Flash

Vrasja në Sarandë, RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit

Lapsi.al 21 September 2026

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë, forcat speciale RENEA ushtruan mëngjesin e kësaj të hëne kontroll në banesën e Ervis Lamit, një person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Burime nga Policia bënë të ditur se kontrolli përfundoi pa rezultat. Lami nuk u gjet në banesë dhe gjatë kontrollit nuk u konstatuan sende të paligjshme.

Kontrolli u krye një ditë pas vrasjes së Artan Myrtajt, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”. 44-vjeçari u qëllua për vdekje në qendër të Sarandës, vetëm pak metra larg komisariatit të Policisë. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, i cili u godit aksidentalisht.

Myrtaj ishte liruar së fundmi nga burgu dhe ishte një nga personat e proceduar për ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, të dy nga Kamza dhe të njohur si persona të afërt me Ervis Lamin.

Për autorësinë e asaj ngjarjeje u dyshua Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohej se ndihmuan Zoton të largohej pas plagosjes.

Ngjarja e korrikut 2025 u pasua nga një seri episodesh të dhunshme që përfshinë persona të lidhur me konfliktin. Mes tyre ishte edhe atentati me eksploziv ndaj Isuf Jaçajt, babait të Klaus Jaçajt.

Policia nuk njoftoi zyrtarisht nëse kontrolli në banesën e Ervis Lamit lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e Myrtajt apo nëse operacioni u zhvillua në kuadër të kërkimeve për kapjen e tij.

Të këshilluara

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI