Flash

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Lapsi.al 21 September 2026

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme.

Nafta europiane Brent është tregtuar rreth 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, WTI, rreth 98.20 dollarë. Rënia vjen në një kohë kur eksportet e Arabisë Saudite janë rikuperuar në mbi 4 milionë fuçi në ditë gjatë shtatorit, duke ulur presionin mbi tregjet.

Edhe zhvillimet gjeopolitike kanë ndikuar në pritshmëritë e investitorëve. Raportet e fundit flasin për përpjekje diplomatike të Kinës ndaj Iranit për frenimin e sulmeve të militantëve Houthi në Detin e Kuq, çka ka shtuar shpresat për një ulje të tensioneve dhe stabilizim të furnizimeve.    

Megjithatë, tabloja ndërkombëtare kontraston ndjeshëm me atë në Shqipëri. Në tregun vendas, një litër naftë shitet rreth 219 lekë, ose afërsisht 2.40 euro, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në Europë.

Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur çmimi krahasohet me të ardhurat e qytetarëve. Në Shqipëri, një litër naftë përfaqëson rreth 3.56% të të ardhurave ditore për frymë, të llogaritura sipas fuqisë blerëse, niveli më i lartë në Europë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI