Flash

Vrau gruan me thikë, lihet në burg 68-vjeçari Hysni Patushi

Lapsi.al 21 September 2026

68-vjeçari Hysni Patushi i cili vrau gruan e tij me thikë dy ditë më parë është lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg". Ai vrau me thikë bashkëshorten Lumturie Patushin, ndërsa gjatë momentit të ngjarjes kanë qenë në banesë dy të mitur dhe dhëndri. 

58-vjeçarja kishte marrë një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa, ndërsa më vonë u dorëzua në polici. 

Aktualisht 68-vjeçari është i shtruar në QSUT, pasi ka probleme me zemrën. Bëhet me dije se dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe me herët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI