Çështja e vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi jashtë një salle boulingu në Londër në 15 shkurt të këtij viti ka shkuar në gjykatë. I riu u sulmua me thikë në një parking makinash në orët e para të mëngjesit të asaj dite. I akuzuar për vrasjen është Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, nga Bromley.
BBC shkuan se ai e mohon vrasjen e Abazit dhe plagosjen e një personi të dytë. Në gjykatë Anim-Annor dhe e dashura e tij, Ines Bernado, e kishin kaluar mbrëmjen e Ditës së Shën Valentinit në një lokal ku gjendej edhe Abazi me partneren dhe miqtë e tij.
Prokurori tha se nuk kishte pasur probleme brenda vendit të ngjarjes. Të dy grupet u larguan rreth orës 1:00 dhe i pandehuri shkoi në një restorant McDonald's aty pranë, ku mund të porositej nga makina.
Më pas thuhet se ai është kthyer dhe është përballur me grupin e Abazit jashtë sallës së boulingut. Prokurori u tha gjykatësve se arsyeja e sherrit "nuk ishte plotësisht e qartë". Ai tha se "ka disa sugjerime se një person nga grupi i Lorikut kishte bërë komente më parë për pamjen e zonjës Bernado."
Ai tha se përballja u shndërrua në një sherr dhe pretendoi se i pandehuri "ishte armatosur me thikë" dhe e përdori atë për të goditur Abazin në zemër. Në gjykatë u tha se 2 persona të tjerë në grupin e Abazit pësuan plagë të shkaktuara nga prerjet ose goditjet me thikë.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në orën 01:19. Abazi u trajtua në vendngjarje dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Croydon ku vdiq në orën 02:01. Dy burrat e tjerë të plagosur u dërguan në Spitalin St George në Tooting. Gjykimi vazhdon. ©LAPSI.al