Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare

Lapsi.al 29 October 2026

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare

Anëtari themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Luan Omari, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e akademikut, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në shkencën dhe kulturën shqiptare. 

Omari ka qenë ish-sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave. Për disa dekada, ai ia kushtoi jetën kërkimit shkencor dhe zhvillimit të së drejtës dhe shkencave juridike në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit juridik shqiptar dhe forcimin e institucioneve demokratike e të shtetit të së drejtës.

Akademiku Luan Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë. Arsimin e hershëm e kreu në Bari të Italisë, ndërsa maturën e përfundoi në gjimnazin e Tiranës. Studimet e larta për drejtësi i ndoqi në Beograd dhe Sofje, ku u diplomua në shkencat juridike.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada, si dhe profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës dhe i së drejtës publike në këtë universitet.

Luan Omari ka përfaqësuar Shqipërinë në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës. Ai është autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi historinë e së drejtës në Shqipëri, të drejtën publike dhe kushtetuese, si dhe sistemin juridik shqiptar. Gjithashtu, ka marrë pjesë në proceset dhe debatet kushtetuese për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe të ligjeve kushtetuese pas viteve ’90.

Për kontributin e tij, në vitin 2020, Presidenti i Republikës e nderoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ndërsa në vitin 2016, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike.

Akademia e Shkencave ka njoftuar se homazhet dhe nderimet për akademik Luan Omarin do të zhvillohen më 30 tetor 2026, në ambientet e saj.

Në orën 10:00 do të mbahet Akademia Solemne në sallën “Aleks Buda”, ndërsa homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Në orën 13:00, kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi, do të mbajë fjalën e lamtumirës.

“I paharruar kujtimi i akademik Luan Omarit!”, shkruhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI