Flash

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Lapsi.al 11 July 2026

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës, ndërsa vijon puna për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të rrethanave të krimit. Nga hetimet e deritanishme, autoritetet dyshojnë se ngjarja është organizuar dhe realizuar nga disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në fokus të hetimit janë tre të dyshuar, për të cilët prokuroria pretendon se kanë pasur role në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes.

Sipas pistës kryesore të hetimit, konflikti që çoi në ngjarjen e rëndë lidhet me një çështje personale dhe kundërshtimin e familjarëve për një marrëdhënie që viktima kishte me vajzën e njërit prej të dyshuarve. Hetuesit po analizojnë edhe elementë të tjerë që mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Prokuroria ka vlerësuar se nevojiten veprime të tjera hetimore, përfshirë përfundimin e disa ekspertizave, marrjen e dëshmive nga persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe verifikimin e provave të administruara deri më tani. Në përfundim të këtyre veprimeve, grupi hetimor pritet të dalë me një përfundim përfundimtar mbi përgjegjësitë e personave të dyshuar dhe rrethanat e plota të vrasjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI