Flash

Lojëra fati të paligjshme në Tiranë, dy të arrestuar

Lapsi.al 11 July 2026

Policia e Tiranës ka zbuluar tre lokale në të cilët ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit. Në pranga janë vënë dy persona, në kërkim janë shpallur dy të tjerë. Nën hetim në gjendje të lirë janë vënë edhe 4 persona.

Policia bën me dije se shtetasi i arrestuar G.Zh., 22 vjeç, dhe dy të tjerët të shpallur në kërkim, M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, dyshohet se organizonin lojëra fati në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.


Policia gjeti dhe sekuestroi në këtë ambient 2 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Po ashtu, ra në pranga edhe shtetasi G. S.(J.), 39 vjeç, pasi në lokalin me qira që administronte, në Bathore, u gjetën 1 makinetë dhe 1 celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

4 personat e tjerë u vunë nën hetim pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” iu gjet secilit celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive.

Njoftimi i policise:    

Zbulohen 3 lokale ku organizoheshin lojëra të ndryshme fati.

Sekuestrohen 3 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe 5 celularë, që shërbenin për këtë veprimtari.

Arrestohen 2 shtetas, procedohen ne gjendje të lirë 4 dhe shpallen në kërkim 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u goditën 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasi G. Zh., 22 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, pasi dyshohet se organizonin lojëra fati, në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim. Në këtë ambient u gjetën 2 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasi G. S.(J.), 39 vjeç, pasi në lokalin me qira që administronte, në Bathore, u gjetën 1 makinetë dhe 1 celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet secilit celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI