Flash

Rama drejt Jalës nën masa të rrepta sigurie, ç'po i ndodh Kryeministrit nga protesta

Lapsi.al 11 July 2026

Sido që të shkojë fati i protestës në bulevard, ajo ka shënuar një arritje të madhe e të pamohueshme. Edi Rama nuk ka për të qenë kurrë si më parë në terma të imazhit dhe impaktit në njerëz e sidomos tek të rinjtë.

Ai nuk shihet më si lideri snob apo cool dhe as të bën më për të qeshur me batuta, por si një politikan i vjetër i së shkuarës njësoj si Sali Berisha e të tjerë. E megjithatë në këtë dëshpërim të madh, Edi Rama nuk ndalet në përpjekjet e tij për të rikuperuar apo rishpikur veten.

Nëse dikur tallej me Monika Kryemadhin për kampin veror në Jalë dhe manipulimin e të rinjve me ditë plazhi të paguara, veshje apo dhurata të tjera, sot vetë po bën të njëjtën gjë si LSI 10 vite më parë.

Këtë të shtunë kryeministri ka shkuar në kampin e Jalës për një bashkëbisedim me të rinj e të reja, kryesisht fëmijë socialistësh që punojnë në administratë apo nga radhët e militantëve të PS. Nikoqirja e takimit është Sara Bodo, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilën Rama e ‘bleu’ një vit më parë nga forumi rinor i PD.

Me fondet shtetërore kjo agjenci ka nisur organizimin e një kampi në Jalë, i cili shërben si tribunë politike për të bërë propagandë socialistët dhe vetë Edi Ramë. Teksa autokolona që shoqëronte kryeministrin kalonte sot rrugës së bregut, ajo cfarë bënte përshtypje ishin masat e shtuara të sigurisë si asnjëherë më parë.

Konkretisht, 2 makina policie përpara, 5 fuoristrada të Ministrisë së Brendshme, 1 furgon i madh i zi dhe 4 automjete të tjera civile. Ç’nevojë ka Edi Rama për kaq shumë masa sigurie, mund të pyesë dikush me të drejtë, si të ishtë kryeministri i ndonjë vendi në luftë?

Natyrisht që ai i druhet ndonjë sulmi apo incidenti të mundshëm në publik, akt që do të bënte xhiron e rrjeteve sociale dhe do të inkurajonte më tej sulme të tilla të ngjashme nga protestuesit.

Vetëm kjo e shpjegon këtë autokolonë të gjatë makinash, policësh e gardistësh që ruajnë kryeministrin. Pavarësisht të gjithave, rënia e Edi Ramës është pa kthim dhe protesta e qershorit e qe po vijon ende, vetëm sa e përshpejtoi fundin e tij politik. Asgjë s’e rikthen më Edi Ramën si më parë. Edhe ai vetë e di shumë mirë këtë.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI