
Në media kanë nisur të qarkullojnë pamjet e një grupi personash të maskuar që kanë dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme.
Sic shihet në viden e News 24 ata po ecin drejt rrugës “Myslym Shyri” ku ka edhe forca policie.
Dyshimet janë se kemi të bëjmë me grup civilësh të Policisë së Shtetit, me udhëzime të qarta për të bërë reprezalje në rrugët dhe lokalet e kryeqytetit në kërkim të të rinjve protestues.
Për të humbur gjurmët ata kanë thërritur disa herë "Rama në burg". Shihni videon më poshtë.