Flash

VIDEO-SKANDALI/ Pezullohen efektivët e policisë së Sarandës

Lapsi.al 9 July 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës të saj në qytetin e Sarandës të cilët dëgjohen të komentojnë për dy turiste që po kalojnë pranë tyre.

Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punonjësve që pretendohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Gjithashtu, agjencia njofton se po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet përkatëse do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës.

AMP ka sqaruar edhe arsyen e pranisë së punonjësve të saj në vendngjarje. Sipas njoftimit, më 11 qershor 2026, punonjësit e AMP-së ndodheshin në Sarandë, së bashku me punonjës të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të një urdhri të prokurorit, të nxjerrë mbi bazën e një vendimi gjykate, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë, Ajdin Islamaj.

Sipas AMP-së, Ajdin Islamaj është person nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 304/2026 për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masë sigurimi.

Agjencia shton se, gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit, punonjësi i policisë fillimisht ka kundërshtuar dhe ka refuzuar të hapë derën e banesës për ushtrimin e kontrollit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI