Flash

Veliaj kërkon sërish lirinë, caktohet gjyqtari që ka në dorë çështjen

Lapsi.al 9 July 2026

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij, pa e kthyer çështjen për rigjykim në gjykatat më të ulëta.

Ditën e sotme është hedhur shorti për gjyqtarin dhe i caktuari është Ilir Panda. Në argumentet e paraqitura në kërkesën për rishqyrtim, mbrojtja pretendon se çështja është kryesisht juridike dhe kushtetuese, ndaj Gjykata e Lartë ka kompetencën ta zgjidhë përfundimisht, pasi nuk nevojiten prova të reja apo rivlerësim i fakteve.

Sipas mbrojtjes, gjykata duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vazhdon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse rreziqet procedurale janë argumentuar konkretisht dhe nëse janë shqyrtuar seriozisht masa alternative të sigurisë.

Në kërkesë ngrihet edhe çështja e mbajtjes së Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore. Mbrojtja argumenton se kjo praktikë cenon dinjitetin njerëzor dhe bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kërkuar nxjerrjen e tij nga “kafazi” gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore.

Një tjetër argument lidhet me mandatin e kryebashkiakut. Sipas mbrojtjes, Veliaj është zgjedhur për një mandat katërvjeçar, nga qershori 2023 deri në qershor 2027, dhe vijimi i arrestit po e bën praktikisht të pamundur ushtrimin e detyrës. Kjo, sipas saj, nuk prek vetëm lirinë personale të Veliajt, por edhe të drejtën e qytetarëve që kanë votuar për përfaqësuesin e tyre.

Mbrojtja paralajmëron se kthimi i çështjes për rishqyrtim në shkallët më të ulëta do të sillte vonesa të tjera procedurale, duke rrezikuar që çdo vendim përfundimtar të jepej pasi një pjesë e konsiderueshme e mandatit të ishte konsumuar, çka do ta bënte të pamundur rikthimin efektiv të të drejtave të pretenduara si të cenuara.

Për këto arsye, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë të ushtrojë kompetencën e saj, të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.

Të këshilluara

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI