Flash

Gruaja në protestë: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar

Lapsi.al 9 July 2026

Mbahet sot protesta e 40 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë nisur organizimin në sheshin Skëndërbej ndërsa bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit.

Një qytetare është shprehur se nuk largohen nga sheshi pa rrëzuar Ramën.

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve. Pensionet janë të vjedhura.  Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asnjë gjë. Shkoj të blej dhe ilaçet nuk janë të sakta, në spital nuk vizitohesh dot. Kryeministri çfarë bën, ka para 4 mln euro për një këngëtar dhe popullin e lë në këtë gjendje. Të mblidhemi të gjithë. Nuk ikim pa rrëzuar atë maskara, të ikë ai maskara. Kam 10-12 vjet me gjykata, nuk marrin një përgjigje për prona”, tha ajo.

Të këshilluara

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI