Flash

VIDEO/ Lapsusi me Saliun që vuri në siklet Salianjin në takimin me demokratët

Lapsi.al 29 May 2026

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi një takim me mbështetës të tij në Tiranë një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së. Përpara tij fjalën e mori pedagogu Ardian Isufi që bëri edhe një lapsus kur e prezantoi. 

“Ftoj mikun tuaj, mikun tonë, mikun e demokratëve, mikun e të gjithë shqiptarëve, zotin Sali Salianji... Ervin Salianji” – tha Isufi që edhe vetë shpërtheu në të qeshura. 

Disa nga demokratët ulën kokën, të tjerë nisën të qeshnin ndërsa vetë Salianji u drejtua duke qeshur drejt foltores, por ndoshta duke menduar: “Vështirë të largosh Saliun nga demokratët”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI