Flash

"Mos u bëj kalama"/ Plas sherri mes Maznikut dhe Boçit në komision (VIDEO)

Lapsi.al 28 May 2026

Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka braktisur sallën pasi bashkëkryetari i PS-së, Arbjan Mazniku i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar që të vazhdonte komentin.

Mazniku theksoi se përfaqësuesit e opozitës nuk po i lënë hapësirë maxhorancës për të folur, ndërkohë që në një moment i tërheq mikrofonin. Më pas Boçi ngrihet dhe largohet nga salla.

Pjesë nga debati:

Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma hequr mua mikrofonin.

Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca.

Boçi: Urdhër këtu nuk më jep kush. Jemi në pozitë të barabartë. Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Unë e kuptoj se fjala pyetje ju axhiton. Ta përfundoj unë.

Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori…

Boçi: Nuk bëhet kjo sfidë në këtë formë se jemi edhe live. Unë nuk pranoj sfida të tjera, jo një sfidë kaq të vogël. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush. Asnjë deputeti s’mund t’ia ndërpresim edhe ne dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra.

Mazniku: Jepni fjalën.

Boçi: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Ça është kjo ndërhyrje.

Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.

Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.

Mazniku: Mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë.

Boçi: Mbaje ta gëzosh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI