Flash

VIDEO/ Agron Shehaj vrapon me marrëveshjen ushtarake në duar

Lapsi.al 27 July 2026

Përtej pasionit për politikën dhe instiktit për biznesin, Agron Shehaj ka treguar se është edhe në formë të mirë fizike për moshën që ka. Sidomos kur bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehur me SHBA që prezantohet dhe votohet brenda së njëjtës ditë në kuvend. 

Ndërsa opozita ka ngritur zërin duke kërkuar transparencë në kuvend, Shehaj u pa duke nxituar drejt sallës ku deputetëve u ishte vënë në dispozicion kopja e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për pajisje ushtarake.

Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të projektligjit, deputetët mund ta konsultojnë dokumentin vetëm në ambientet e Kuvendit, pasi fillimisht të firmosin deklaratën e konfidencialitetit, për shkak të klasifikimit të tij.

Por në një video që po qarkullon nga brenda korridoreve të kuvendit shihet momenti kur Shehaj hyn në sallën ku ndodhet marrëveshja e klasifikuar, merr kopjen dhe largohet me nxitim në korridor i ndjekur nga punonjësit e administratës së kuvendit.

Video ku Agron Shehaj shihet duke vrapuar me marrëveshje në dorë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe ndonjë batutë humori.

Por kur transparenca kthehet në një luks që opozita nuk e ka, më mirë të kesh një deputet që vrapon me dokumenta në duar i ndjekur nga garda, se sa të shohësh disa të tjerë që ngrenë kartonin jeshil dhe votojnë pro, pa ditur fare se çfarë po votojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI