Flash

VIDEO/ Bizoni fluturon në ajër të moshuarin në SHBA 

Lapsi.al 12 July 2026

Është bërë viral momenti i tmerrshëm kur një bizon i madh goditi dhe e hodhi në ajër një burrë të moshuar. Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar Yellowstone në SHBA.

Incidenti ndodhi të premten e kaluar, kur viktima dhe nipi i tij ishin në vendngjarje dhe kur u përpoqën të bënin disa foto të kafshës së egër. Në një moment ajo filloi t'i ndiqte. 

Në videon që po qarkullon në internet, plaku dhe nipi i tij fillimisht shihen duke ecur disa dhjetëra metra larg bizonit. Kur bizoni i vëren, ngrihet nga toka dhe fillon të lëvizë drejt tyre. 

Teksa fëmija largohet me shpejtësi, plaku e gjen veten duke u ndjekur nga kafsha e egër, ndërsa përpiqet të fshihet midis pemëve. Megjithatë, bizoni e sheh dhe e godet me kokë, duke e hedhur në ajër.

Siç raportoi një dëshmitar okular, viktima u hodh në ajër në një lartësi prej afërsisht 3 metrash. Mediat amerikane shkruajnë se ai është plagosur rëndë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI