Flash

Gazetarja raportonte live, momenti i shpërthimit të fuqishëm (VIDEO)

Lapsi.al 25 July 2026

Momente frike janë regjistruar gjatë një lidhjeje direkte nga zonat e përfshira nga zjarret në jugperëndim të Francës, kur një bombol gazi shpërtheu papritur vetëm pak metra larg një gazetareje që po raportonte nga terreni. Shpërthimi u dëgjua qartë në transmetim, ndërsa sinjali u ndërpre menjëherë për arsye sigurie.

 
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, fatmirësisht, gazetarja dhe ekipi televiziv nuk pësuan lëndime, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët që kanë detyruar mijëra persona të evakuohen nga zonat e rrezikuara. Zjarret, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe thatësira, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz në disa rajone të Francës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI