Flash

Vëllai i të plagosurit në Shkodër merr pistoletën për hakmarrje, por ndalohet nga policia

Lapsi.al 16 July 2026

Një konflikt i ndodhur paraditen e së mërkurës në ambientet e një poliklinike në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër u pasua nga një tentativë hakmarrjeje, e cila u parandalua nga Policia.

Sipas autoriteteve, rreth orës 11:30, Arvin Fregjaj, 18 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën, 32 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, sapo mori vesh për ngjarjen, vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, dyshohet se mori një pistoletë me fishek në fole dhe u nis në këmbë me qëllim për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Policia ndërhyri në kohë, duke e arrestuar 41-vjeçarin në flagrancë. Sipas uniformave blu, gjatë ndërhyrjes ai tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Ndërkohë, 18-vjeçari Arvin Fregjaj është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI