Flash

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Lapsi.al 16 July 2026

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres.

Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave të përfshirë dyshohet se ka nisur në rrugë dhe më pas ka vijuar deri brenda poliklinikës, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës duke e goditur disa herë personin tjetër.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se pas operacionit gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagët e marra nuk kanë prekur organe jetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI