Flash

Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës

Lapsi.al 16 July 2026

Një operacion policor i zhvilluar pasditen e djeshme në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 4 pistoleta të tipit "Glock", të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin e Sarandës.

Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje mbi numrin e të ndaluarve, ndërsa burimet bëjnë me dije se të paktën një prej personave të përfshirë është nga Mallakastra.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI