Flash

Veliaj kërkon lirimin e menjëhershëm, mbrojtja: Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë dhe ta nxjerrë nga kafazi i xhamit

Lapsi.al 8 July 2026

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg" dhe lirimin e tij të menjëhershëm. Në kërkesë, mbrojtja kërkon që Gjykata e Lartë ta shqyrtojë çështjen në themel, pa e kthyer për rigjykim në gjykatat më të ulëta. Sipas avokatëve, duhet të rivlerësohet nëse arresti vijon të jetë i domosdoshëm dhe nëse janë marrë në konsideratë masa më të lehta të sigurisë.

Një tjetër kundërshtim lidhet me mbajtjen e Veliajt në kafazin e xhamit gjatë seancave gjyqësore. Mbrojtja argumenton se kjo cenon dinjitetin e tij dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kërkuar që ai të mos qëndrojë më në këtë ambient gjatë proceseve. Avokatët theksojnë gjithashtu se vijimi i arrestit e pengon Veliajn të ushtrojë mandatin e kryebashkiakut, të fituar deri në vitin 2027. Sipas tyre, zvarritja e procedurave do ta bënte të pamundur rikthimin efektiv në detyrë edhe nëse ai do të fitonte çështjen.

Për këto arsye, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Veliajt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI