Flash

Dyshimet për tjetërsim pronash, prangoset zv.drejtori i Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura

Lapsi.al 8 July 2026

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura, është arrestuar në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar mashtrimi dhe tjetërsimi pronash. Gjura, i cili më parë ka drejtuar ASHK-në Dibër dhe ka qenë kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare, akuzohet për "mashtrim" dhe "falsifikim dokumentesh", kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Dibër dyshohet se, përmes dokumenteve të falsifikuara, kanë regjistruar prona shtetërore në emër të shtetasit Teshar Doçi dhe familjarëve të tij.

Pas një hetimi shtatëmujor, gjykata ka caktuar masa sigurie për 14 persona. Për Teshar Doçin dhe një familjar të tij, Fatjon Çakrri, është vendosur masa "arrest në burg", pasi dyshohen si përfitues të skemës. Ndërkohë, noterja e përfshirë në çështje është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj saj gjykata ka caktuar masën "arrest në shtëpi". Po me "arrest në shtëpi" do të hetohen edhe dy ish-funksionarë të Kadastrës së Dibrës. Gjashtë punonjës aktualë të institucionit dhe një familjar tjetër i Doçit janë lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje".

Të këshilluara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI