Flash

Fushë-Krujë/ Drogë e organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë

Lapsi.al 8 July 2026

Një punonjës i Policisë së Shtetit dhe dy persona të tjerë kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit "Basti i Fundit", të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për goditjen e një aktiviteti të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. I arrestuari është efektivi Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Fushë-Krujë. Sipas AMP-së, ai dyshohet për "shpërdorim detyre" dhe "organizim ose ushtrim të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Gjatë kontrollit në banesën e efektivit u sekuestruan 119 fishekë të kalibrit 9 mm, ndërsa në ambientet e përdorura nga dy të arrestuarit e tjerë, Sabah dhe Fatmir Stafuga, u gjetën katër pajisje elektronike për lojëra fati, dy serverë, një pajisje DVR, doza të lëndëve të dyshuara narkotike, qese për paketimin e tyre dhe tre telefona celularë.

Dy shtetasit akuzohen për organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. AMP bëri të ditur se hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal, për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë, si edhe për të verifikuar nëse ka pasur raste të favorizimit apo mosveprimit nga punonjës të tjerë të strukturave ligjzbatuese.

Të këshilluara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI