Flash

Vatër zjarri në Gjyralë të bashkisë së Cërrik, flakët përfshijnë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre

Lapsi.al 22 August 2026

Një vatër zjarri ka përfshirë gjatë natës fshatin Gjyralë, pjesë e Bashkisë së Cërrikut. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe bimësi të ulët, duke u përhapur në zonë. Fatmirësisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, dy mjete, si dhe forcat e emergjencave civile të Cërrikut. Ekipet kanë punuar gjatë natës dhe vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrave, vënien e flakëve nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI