Flash

Turqia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Netanjahun

Lapsi.al 21 August 2026

Turqia ka kërkuar lëshimin e një "njoftimi të kuq" të Interpolit për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Shkak u bë sulmi ndaj aktivistëve në bordin e “Global Sumud Flotilla”, e cila po transportonte ndihma humanitare për në Gaza. Të premten ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek deklaroi se procedurat janë duke vazhduar para Gjykatës Penale të Stambollit dhe përfshijnë gjithsej 35 të pandehur, përfshirë Netanyahun. Ata akuzohen për gjenocid.

Pas lëshimit të urdhër-arresteve, Ministria Turke e Drejtësisë i kërkoi Ministrisë së Brendshme të fillonte procedurat e nevojshme për lëshimin e njoftimeve të kuqe të Interpolit kundër të pandehurve. Dokumentet përkatëse i janë dërguar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke.

Netanyahu do të përballet me një sërë akuzash të rënda. Këto përfshijnë “krime kundër njerëzimit”, “gjenocid”, “privim të rëndë të lirisë”, “dëmtim të qëllimshëm trupor”, “torturë”, “dëmtim të pronës”, “grabitje të rëndë” dhe “rrëmbim ose sekuestrim të mjeteve të transportit”.

Në një deklaratë, zyra e Netanyahut akuzoi presidentin turk për përpjekje për të zgjeruar konfrontimin me Izraelin në Siri.

"Erdogan tani po kërkon të zgjerojë agresionin e tij kundër Izraelit në Siri. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë", tha ajo.

Zyra e kryeministrit izraelit përsëriti akuzat e mëparshme kundër Erdoganit, duke e përshkruar atë si një "diktator antisemit" dhe duke e akuzuar atë për sulm ndaj kurdëve, strehimin e terroristëve të Hamasit, pushtimin e pjesës veriore të Qipros dhe burgosjen e një numri të madh gazetarësh dhe politikanësh që nuk pajtohen me të. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI