Flash

“Ethet e gushtit në PS”/ Rama merr në provim ministrat në Pogradec

Lapsi.al 21 August 2026

Kanë dalë detaje të reja nga takimet që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të dielën dhe të hënën në vilën qeveritare në Pogradec. Të dielën kreu i qeverisë do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.

Në fokus pritet të jetë dokumenti “Besa” dhe dokumenti tjetër i njohur si “Prania e Besës” të publikuara prej Ramës gjatë muajit korrik.

Ndërsa të hënën pritet të zhvillohet “provimi” i zakonshëm i ministrave përpara çdo sesioni parlamentar. Çdo ministër do të raportojë për punën e bërë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.

Në Partinë Socialiste flitet se në javën e parë e shtatorit mund të ketë një mbledhje të Asambleja Kombëtare të Partisë Socialiste. Nëse ajo mblidhet, me shumë gjasa nuk do të mungojnë ndryshimet në qeveri. Ethet e gushtit në PS kanë filluar të ndihen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI