Flash

Vapa përvëluese godet Europën, alarm i kuq në disa qytete

Lapsi.al 14 July 2026

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 45°C në disa zona gjatë kësaj jave. Italia ka shpallur sërish alarm të kuq për disa qytete, mes tyre Firence, Torino dhe Peruxhia. Nga e mërkura listës do t’i shtohen edhe Roma dhe Bolonja. Në shumë rajone temperaturat do të luhaten mes 39 dhe 41°C. Përveç vapës përvëluese, vendi po përballet edhe me thatësirë dhe mungesë të ujit. Në Firence korrierët e shpërndarjes së ushqimit kanë paralajmëruar grevë, duke kërkuar më shumë mbrojtje gjatë orëve me temperatura ekstreme.

Vala e të nxehtit po godet edhe pjesën tjetër të Evropës. Në Britani temperaturat e larta kanë shtuar rrezikun e zjarreve. Në Francë flakët kanë përfshirë pyllin Fontainebleau, ndërsa në Gjermani autoritetet raportojnë 99 viktima nga mbytjet vetëm gjatë muajit qershor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI