Flash

Vala e protestave pushton dhe Kakomenë, qytetarët shembin rrethimin

Lapsi.al 21 June 2026

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga protestuesit, të cilët u mblodhën sot në atë që e quajtën “tokë e të parëve të tyre”. 

Vetëm dy ditë më parë ishte hequr edhe porta në hyrje të gjirit, ndërsa sot dhjetëra banorë dhe emigrantë, kryesisht nga Nivica, por edhe nga zonat përreth, zhvilluan një protestë simbolike në mbrojtje të pronave që pretendojnë si të tyret.

Mes thirrjeve kundër asaj që e cilësuan si grabitje të pronave, protestuesit deklaruan se nuk do të lejojnë që tokat e trashëguara ndër breza të zaptohen nga oligarkë apo investitorë të favorizuar politikisht. 

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, u shprehën ata gjatë protestës.

Banorët kujtuan se beteja ligjore për Kakomenë vazhdon prej vitit 2004, duke u shndërruar në një nga konfliktet më të gjata të pronësisë në jug të vendit. Ata thanë se gjatë këtyre më shumë se dy dekadave janë zhgënjyer nga të gjitha forcat politike, të cilat sipas tyre kanë premtuar zgjidhje, por nuk kanë dhënë përgjigje përfundimtare për çështjen e pronave.

Sipas protestuesve, bëhet fjalë për rreth 29 mijë hektarë tokë, për të cilat proceset administrative dhe ligjore vijojnë prej më shumë se 20 vitesh. Ata theksuan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmëruan vazhdimin e protestave deri në njohjen e plotë të të drejtave të pronësisë mbi tokat që i konsiderojnë trashëgimi të të parëve. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI