Flash

Sot mbahet protesta e 22-të në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive

Lapsi.al 21 June 2026

Revolta popullore po bëhet gjithnjë e më e madhe, ku çdo orë që kalon numri i pjesëmarrësve rritet dhe Diaspora dyndet drejt Tiranës. 

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 22 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama. 

Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë. 

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.

Mbrëmjen e djeshme, që ishte edhe ndër protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë, qytetarët jo vetëm rrethuan kryeministrinë, por edhe e gdhinë para godinës qeveritare, duke mos e lëshuar as gjatë orëve të ditës, në pikun e vapës. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI