Flash

U kap me armë në Palasë, gjykata mbyll në burg Vis Kosovën

Lapsi.al 26 August 2026

Gjykata e Vlorës, ka mbyllur në burg Elvis Kosovën e njohur ndryshe si “Visi i Garave”, i cili pak ditë më parë u arrestua nga policia e këtij qyteti me një armë me vehte.

Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Gjyqtari Nertil Meçaj, ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kosovës.

Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë. I njohur ndryshe edhe si “Visi i Garave”, sipas policisë 40-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI