Flash

Banorët e fshatit Shtiqën në Kukës protestë para bashkisë, kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit vaditës

Lapsi.al 26 August 2026

Banorët e Njësisë Administrative Shtiqën, së bashku me banorë të fshatit Nangë të Njësisë Administrative Bicaj, janë ngritur sot në protestë para bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës. Ata thonë se prej ditësh përballen me mungesën e ujit për tokat bujqësore, ndërsa argumentojnë se burimet ujore po përdoren për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et.

“Ka 3 vite që Shtiqëni thahet dhe shkrumbohet për mungesën e ujit vaditës”, shprehet një nga protestuesit. Sipas banorëve, marrëveshja parashikon që nga data 15 maj deri më 15 shtator uji duhet të jetë i garantuar për vaditjen e tokave bujqësore. Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të zbatohet dhe uji të rikthehet në kanalet vaditëse.

“Kontrata që është, nuk zbatohet. Ujë ka kanali sa të duash. Kemi ardhur të tregojmë se ne çfarë kemi mbjellë, ka mbetur bosh”, tha një tjetër banorë. Kanali i Shtiqënit mbulon një sipërfaqe prej rreth 820 hektarësh tokë bujqësore. Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë. Banorët thonë se mungesa e ujit rrezikon të mbjellat dhe të ardhurat e familjeve që merren me bujqësi. Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës dhe garantimin e ujit vaditës gjatë gjithë sezonit bujqësor. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk marrin një zgjidhje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI