Flash

Droga brenda burgut 313 në Tiranë, lënda narkotike u fsheh: Kokaina si guaska dhe kanabisi si karkaleca

Lapsi.al 26 August 2026

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ditën e djeshme u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike në burgun 313 në Tiranë.

Sipas burimeve të konfirmuara mbi aksionin e ditës së djeshme, kokaina dhe kanabisi ishin porositur në telefon nga i burgosuri, shtetasi O. Asllani dhe ushqimi u mor përsipër të dorëzohej nga shtetasi A.Xhamet, i afërti i tij, i cili u arrestua për futje të sendeve të ndaluara në burg. Hetimet kishin nisur 15 ditë më parë mbas regjistrimit të një bisede të të burgosurit, i cili shfaqej i gëzuar për ushqim special që do t’i sillej në qeli. Nga aksioni i djeshëm janë gjetur 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sative.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI