Flash

Turneu në kaos dhe rënia në Instagram, çfarë po ndodh me Ed Sheeran?

Lapsi.al 23 September 2026

 

Ed Sheeran ka humbur rreth 500 mijë ndjekës në Instagram brenda një jave, në një periudhë që vetë këngëtari britanik e ka përshkruar si “një nga javët më të këqija të jetës sime”.

35-vjeçari është përfshirë në një debat të fortë lidhur me luftën Izrael-Hamas dhe situatën në Gaza, pasi reperi Macklemore u largua nga turneu i tij Loop pas deklaratave pro-palestineze gjatë koncerteve në New Jersey.

Para se Macklemore të njoftonte më 14 shtator se ishte larguar nga turneu pas “bisedimeve të vështira” me Sheeran, këngëtari kishte rreth 47.6 milionë ndjekës në Instagram. Sipas të dhënave të Social Blade, numri ra në 47.3 milionë brenda 24 orëve. Vetëm më 15 shtator, ditën kur Sheeran publikoi deklaratën e tij të parë për çështjen, ai humbi rreth 150 mijë ndjekës, ndërsa një ditë më pas humbja ishte mbi 98 mijë. Rënia ka vijuar edhe gjatë ditëve të fundit dhe, më 23 shtator, llogaria e këngëtarit numëronte rreth 47.2 milionë ndjekës.


Gjatë koncertit në Philadelphia, Sheeran iu drejtua rreth 50 mijë fansave dhe pranoi se situata kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë.

“Java e fundit e jetës sime ka qenë një nga javët më të këqija të jetës sime”, tha ai.

Këngëtari tregoi se për një moment nuk ishte i sigurt nëse turneu do të vazhdonte apo nëse do të ngjitej sërish në skenë.

“Me të vërtetë nuk e dija nëse ky turne do të vazhdonte. Nuk e dija nëse do të ngjitesha përsëri në skenë, madje as nëse doja të isha më artist”, u shpreh ai. Megjithatë, prania e mijëra fansave në koncert e bindi të vazhdonte.


Në fillim të koncertit, Sheeran lexoi një deklaratë nga teleprompteri, duke thënë se gjatë karrierës së tij kishte shmangur komentet politike, pasi dëshironte që muzika e tij të lidhej me bashkimin dhe jo me përçarjen. Megjithatë, ai deklaroi se situata ishte tashmë një çështje humanitare dhe se nuk mund të fshihte më atë që mendonte.

Sheeran e cilësoi sulmin e 7 tetorit në festivalin Nova në Izrael si “të tmerrshëm”, ndërsa tha se ajo që po ndodh në Gaza është “katastrofike dhe e pajustifikueshme”. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për humbjen e jetëve të civilëve dhe fëmijëve dhe për situatën në Bregun Perëndimor.

Pas kësaj deklarate, këngëtari u përball me reagime nga të dyja anët e debatit.

Komentatori britanik Piers Morgan e kritikoi Sheeran-in për mënyrën se si e bëri deklaratën, duke thënë se ai ishte ndjerë i detyruar të fliste publikisht dhe duke e krahasuar përdorimin e teleprompterit me një artist që po udhëzohej nga të tjerët.

Nga ana tjetër, disa persona e kanë mbrojtur përdorimin e teleprompterit, duke argumentuar se Sheeran nuk është politikan dhe se një çështje kaq e ndjeshme kërkon kujdes të madh në formulimin e fjalëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI