Flash

Taylor Swift hap një kapitull të ri muzikor, vjen “The Life of a Showgirl: The Encore”

Lapsi.al 23 September 2026

Taylor Swift ka surprizuar fansat me një tjetër projekt muzikor. Këngëtarja 36-vjeçare ka njoftuar versionin e ri të albumit të saj të vitit 2025, “The Life of a Showgirl: The Encore”, i cili do të publikohet të premten.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Swift përmes një postimi në Instagram.

“Rreth një vit më parë, ju bëtë diçka vërtet të pabesueshme. Diçka që më mahniti plotësisht… I dhatë ‘The Life of a Showgirl’ javën e parë më të madhe për një album në historinë e muzikës”, shkroi këngëtarja.

Swift tregoi se pas publikimit të albumit, në tetor të vitit të kaluar, ajo udhëtoi drejt Suedisë së bashku me bashkëpunëtorët e saj, Max Martin dhe Shellback, ku shkroi këngë të tjera që do t’i bashkoheshin projektit.

Versioni “The Life of a Showgirl: The Encore” do të përmbajë katër këngë të reja: “Patient Zero”
,“Cleveland!”,“Pink Clouding” “Babylon”. Swift tha se këto këngë u krijuan si rezultat i mirënjohjes së saj ndaj fansave për mbështetjen dhe entuziazmin që treguan për albumin.

“Shpresoj t’i pëlqeni, sepse ato lindën nga mirënjohja e pastër për entuziazmin dhe mënyrën se si e keni festuar albumin që krijuam”, u shpreh ajo.


Njoftimi i versionit “Encore” vjen vetëm një ditë pasi Swift konfirmoi publikimin e këngës “Patient Zero”.

“Kam pritur me padurim t’ju tregoja se kënga ime e re ‘Patient Zero’ do të publikohet më 25 shtator”, shkroi ajo në Instagram.

Kënga është në dispozicion për porosi paraprake në tre versione të ndryshme CD-je, përfshirë një version akustik dhe një version pianoje. Secili version kushton 3.99 dollarë dhe përmban fotografi të ndryshme të këngëtares.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI